Rovena Stefa i kërkon qeverisë të kthejë muzikën: Njerëzit s’duan të dëgjojnë vetëm për virusin

schedule19:54 - 29 Korrik, 2020

schedule 19:54 - 29 Korrik, 2020

Këngëtarja Rovena Stefa i ka bërë thirrje qeverisë që të lejojë muzikë me disa masa për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Në një intervistë për “Edicionin Veror”, ajo tha se tashmë njerëzit po bëjnë pushime pa argëtim, për shkak të mbylljes së lokaleve të natës.

Ajo i ktheu një përgjigje kolegëve të saj që e kanë konsideruar të tepër indinjatën masive për këtë vendim të qeverisë, duke i cilësuar si krahasime vulgare, pasi nuk është e gjitha për vendin e tyre të punës por edhe për argëtimin e publikut.

“Punuam vetëm 6 ditë. Unë ndihem si ajo nusja që i thonë dasëm nuk ka më. Kishte shumë njerëz që donin të kishte muzikë Live. Fillonte programi në orën 20:00 deri në 23:00. Ishte një mbrëmje e bukur , jo si ato clubet që rrinë deri në orën 4 të mëngjesit.

Ka mesazhe që me vijnë nga ndjekës dhe ftesa për të pirë edhe kafe. E rëndësishme është që ata na duan dhe e duan artin shqiptar.

I bëj thirrje qeverisë që të ketë një hapje të vogël deri në orën 23:00 që të punojë robi. Nuk është çështje te buka, por pa muzikë, njerëzit duket sikur vetëm do hanë dhe do shkojnë në shtëpi. Që njerëzit të shkojnë në shtëpi dhe të mos shohin vetëm sa raste të reja ka, por të dëgjojnë edhe muzikë”, u shpreh Rovena Stefa./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!