Rouhani: Ushtarët europianë në Lindjen e Mesme nuk do të jenë të sigurt

schedule09:07 - 16 Janar, 2020

schedule 09:07 - 16 Janar, 2020

Me sanksione e reja të mundshme, ushtarët europianë në rajonin e Lindjes së Mesme do të jenë në rrezik.

Me këto fjalë Presidenti iranian Hassan Rouhani po përpiqet të çlirohet nga shtrëngimi i Uashingtonit dhe mbyllja e Europës të shkaktuara nga shkëputja e Teheranit nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, duke vënë në dyshim sigurinë e kontigjentëve ushtarakë të BE në rajon.

Rouhani tha se:

“Sot ushtarët amerikanë janë në rrezik, nesër ushtarët europianë mund të jenë në rrezik. Ne nuk duam paqëndrueshmëri në botë. Ne duam që ju europianët ta lini këtë rajon me mençuri, jo me luftë”.

Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Franca, të cilat kanë nënshkruar marrëveshjen bërthamore, akuzojnë Iranin për shkelje të paktit ndërsa procesi mund të çojë në sanksione të reja të OKB gjë e cila me shumë gjasa do ta dobësonte Teheranin në ndeshje kundër Shteteve të Bashkuara.

Nga Rouhani u përmend dhe lista e gjatë e shkeljeve amerikane kundrejt të cilave, sipas tij Europa nuk ka reaguar.

Kur Trump shpërtheu kundër NATO-s çfarë bëtë? Po kur u largua nga UNESCO? Kur u largua nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut në OKB, çfarë keni bërë? “, pyeti në mënyrë retorike Presidenti iranian.

Reagimi i Iranit dhe kundër reagimi i Gjermanisë, Britanisë dhe Francës e kanë futur marrëveshjen bërthamore në kolaps.

Që nga viti 2018, kur Shtetet e Bashkuara dolën nga pakti, Irani ka tejkaluar kufijtë në sasinë e uraniumit dhe nivelin e pasurimit, përtej kufirit të vendosur prej 3.65% .

Në mosmarrëveshje, Europa zgjedh sanksione dhe, për këtë arsye, në sytë e Teheranit Europa ka zgjedhur anën e Shteteve të Bashkuara.

Edhe pse ditët e fundit nuk ka pasur një përshkallëzim ushtarak, armiqësitë ekonomike midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit zhvillohen me sanksionet e vendosura nga Trump kundër tetë zyrtarëve iranianë dhe njëzet ndërmarrjeve të prodhimit të aluminit, çelikut dhe bakrit të kontrolluar nga Republika Islamike, një hap i mëtejshëm ky pas vendimit për të goditur eksportet e naftës, të cilat shkojnë në nga mbi 2 milion fuçi në ditë në rreth 250 mijë, një vendim gjithashtu që ndikon edhe në jetën e përditshme të qytetarëve iranianë.

Sanksionet amerikane synojnë të destabilizojnë hapjet ndërkombëtare të Iranit edhe përmes izolimit ekonomik të kompanive të huaja që blejnë lëndë të parë ose produkte gjysëm të gatshme nga kompanitë iraniane.

Ekspertët nxjerrin në pah faktin se prodhimi metalurgjik, veçanërisht çeliku, ka pësuar një rritje të konsiderueshme gjatë vitit 2019.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!