Një histori e bukur, jo futbolli, por që vlen të përmendet. Ajo që i ndodhi zonjës Italica Giordana, e njohur në Itali si Nonna Lina, është diçka me të vërtetë fantastike.
Zonja 102-vjeçare doli këto ditë nga spitali San Martino në Xhenovë, pas një shtrimi në spital tre-javor për shkak të koronavirusit. Sapo sëmundja ishte tejkaluar, zonja arriti të përmbushë dëshirën e madhe: të flasë me idhullin e saj, pilotin Valentino Rossi.
Lina foli me Skype me 9 herë kampionin e botës, por ka marrë premtimin se do të ketë mundësinë të takohet me Rossin edhe drejtpërdrejtë pasi të ketë kaluar situata e vështirë. Një gjest fantastik i Valentino Rossit./abcnews.al