Roskovec, inagurohet kisha 700-vjeçare e Kurjanit

schedule16:25 - 28 Tetor, 2018

schedule 16:25 - 28 Tetor, 2018

Një kishë e stilit bizantin që daton në shekullin XIII është restauruar dhe në përfundim të punimeve në Roskovec u organizua ceremonia për hapjen e saj. Ambasadorë të huaj vizituan këtë vepër kulti, e cila është monument kulture.

E njohur për bukurinë e saj, pas restaurimit 10 milionë lekësh, kjo famë rezulton e vërtetë. Ndërhyrja për kishën 700 vjeçare të Shën Kollit në Kurjan të Roskovecit erdhi në një kohë kur objekti po shkonte drejt rrënimit të plotë. E restaururar tashmë ajo po magjeps vizitorët e parë.

Inagurimi i restaurimit të kishës 700 vjeçare u bë në festën e përvitshme të ullirit në Roskovec. Të ftuar specialë si ambasadorët e Sllovenisë dhe Spanjës ishin pjesë e kësaj feste të përvitshme, traditë që po shoqërohet edhe me risi si prodhimi i sapunit me vaj ulliri.

Majlinda Bufi kryetare e Bashkisë Roskovec: “Ne do ta kthejmë Kënetën e Zezë në një pikë turistike, në një atraksion unik.”

Ndërhyrjet për kishën e Kurjanit, konsistojnë në restaurimin e çatisë, fasadës, pikturave murale dhe mjedisit përreth kishës. Kisha e Kurjanit është monument kulture prej vitit 1963. Ajo daton në shekullin XIII dhe është ndertuar në stilin bizantin.

Gazetare: Valbona Daci

Operator: Musa Çela