Odise Roshi dha dy asiste sot në fitoren me “manita” ndaj San Marinos. Pas ndeshjes ai foli për RTSH dhe u shpreh: “Jemi shumë mirë, kemi skuadër të mirë, jemi të gëzuar për këto 6 pikë në këto tre ndeshje. Shpresonim më shumë sepse nuk e meritonim humbjen në Poloni.
Nuk duhet ta nënvlerësonim San Marinon dhe kështu bëmë, duke shfrytëzuar hapësirat. Sot bëj 10 vite me kombëtaren, jam shumë i lumtur për këtë dhe ndihem krenar. Në dy ndeshjet e radhës duam 6 pikë. Asiste dhe jo gola? Asisti është gjysma e së keqes, mjafton të fitojë ekipi.
Ndonjëherë nuk të ecën edhe me golin, mjafton të bëjmë performanca të mira. Do kemi konkurrencë të madhe me Poloninë, por shumë e rëndësishme është të marrim rezultat të mirë me Hungarinë.
Më pas me Poloninë do ishte derbi për vendin e dytë sepse Anglia është sigurisht në vendin e parë. Kemi besim, duhet të ëndërrosh dhe ëndrrat janë gjithmonë pa para”, tha Roshi. /abcnews.al