Rosell: Katalanasi po “vret” katalanasin, pse gënjeni për Setien?!

schedule13:12 - 30 Qershor, 2020

schedule 13:12 - 30 Qershor, 2020

Sandro Rosell e ka shprehur publikisht se dëshiron të rikthehet si president i Barcelonës dhe në çdo deklaratë të tij, flet për situatën aktuale te klubi katalanas. Rosell është përqendruar në deklaratën e sotme në pankinën e Setien, i cili është në presion të madh.

Ish-presidenti katalanas, në një intervistë të gjatë me “Katalunya Radio”, ka siguruar që Setien do të mbetet në pankinë dhe përjashton shkarkimin e tij. “Me sa di unë, nuk është e vërtetë. Pse ta shkruaj këtë nëse nuk është e vërtetë? Pse ka media katalanase që e kanë publikuar nëse kjo nuk është verifikuar?

Katalanasit po lëndojnë veten. Ne kemi qëlluar veten në këmbë. Nëse sot dikush largohet nga klubi nga mediat, duhet thënë se nuk është e vërtetë, ose besoni ose jo. Ndonjëherë, gjëja më e keqe për një Katalanas është një Katalanas. Ne po ushqejmë armikun”, tha mes të tjerash Rosell./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!