“Roni i Shijakut” përfundon në spital

schedule19:42 - 21 Janar, 2019

schedule 19:42 - 21 Janar, 2019

Gjykata për Krimet e Rënda la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Hekuran Hoxhën, i arrestuar fundjavën e shkuar në kuadër të operacionit “Vol vo 4”. Masa e verifikimit të sigurisë për Hoxhën, i njohur si “Roni i Shijakut” dhe i akuzuar nga prokuroria si personazh kyç në laboratorin e heroinës në Has, u zhvillua në një nga spitalet e Qendrës Spitalore Universitare, për shkak të problemeve shëndetësore me zemrën të të dyshuarit.

Në përfundim të seancës, avokati i tij, Armand Tragaj mohoi akuzat e ngritura nga prokuroria, duke pretenduar se është vetëm prova e vetme e prokurorisë është një komunikim telefonik mes tij dhe Admir Hoxhës, i dyshuar si financuesi i laboratorit. Prokuroria për Krimet e Rënda ka ngritur dyshime se Hekuran Hoxha është porositësi i lëndës së parë që do përdorej për prodhimin e drogës në Has./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!