Ronela hap sonte Eurovisionin, del lista e shteteve nga të cilat mund të votohet për Shqipërinë

schedule15:32 - 10 Maj, 2022

schedule 15:32 - 10 Maj, 2022

Mbrëmjen e kësaj të marte, do të zhvillohet Eurovision 2022 në shtetin fqinj, Italinë.

Hapja e natës së parë do të bëhet pikërisht nga përfaqësuesja shqiptare, Ronela Hajati. Ajo do performojë këngën “Sekret”, e cila ditët e fundit ka zgjuar shumë debat me veshjet e saj, të cilat janë cilësuar provokuese.

Ndërkohë, tashmë është publikuar edhe mënyra se si do të mund të votohet për të dhe shtete nga të cilat mund të bëhet kjo.

Ka qenë vetë Ronela, e cila ka shkruar në Instagram: “Këto janë të vetmet shtete që mund të votojnë për Shqipërinë sot në gjysmëfinale! Sonte ‘Sekret’ hap Eurovision”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)

Kujtojmë që në Eurovision 2022 pritet të konkurrojnë rreth 41 shtete përfaqësuese. Sakaq, finalja e madhe do të mbahet të shtunën e 14 majit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!