Ronela Hajati ka ardhur ndryshe këtë verë. Pak orë më parë, këngëtarja publikoi këngën më të re, një dedikim me rastin e 100-vjetorit të skuadrës së Tiranës. Së bashku me Dj Sardin, Ronela sjell “himnin” e ri të ekipit të kryeqytetit, dhe që padyshim do të jetë mjaft e pëlqyer.
“KF Tirana -Bardh’ e blu” titullohet projekti që do të na shoqërojë tashmë në çdo ndeshje të ekipit të kryeqytetit. Këngëtarja shfaqet mjaft tërheqëse e veshur me një fustan të bardhë pas trupi, që i nxjerr në pah format trupore, shkruan abcnews.al.
Kujtojmë që Ronela ka konfirmuar se do të vijë me një bashkëpunim me artistin e njohur latin, Jay Santos. Lajmin e konfirmoi vetë këngëtarja, duke iu përgjigjur pyetjes që të njërit prej ndjekësve në Instagram, Ndërkaq, Ronela është përfolur kohët e fundit edhe për ndarjen nga Young Zerka, me të cilin ka qenë e lidhur prej më shumë se katër vitesh. /abcnews.al/