Ronela Hajati tregon këngën, me të cilën do të hap dasmën

schedule16:20 - 19 Janar, 2021

schedule 16:20 - 19 Janar, 2021

Ronela Hajati dhe Young Zerka u komentuan gjatë në media pasi i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare pak muaj më parë.

Vetëm pak muaj pasi konfirmuan thashethemet që qarkullonin prej kohësh se janë në një lidhje, ata i dhanë fund papritur gjithçkaje. Ishte vetë Ronela e cila konfirmoi ndarjen e ftuar në “Në kurthin e Piter Pan”, ku u shpreh se ishte e fokusuar te puna por duke mos zbuluar arsyen.

“Jam shumë e fokusuar me punën, kjo karantina më ka ndihmuar shumë të rigjej vetveten, t’ja rinis punës dhe me shpresë që zoti i di të gjitha, i ka shkruar ca gjëra për ne, kështu që ndonjëherë është e kotë të kërkojmë gjëra që nuk e dimë nëse do të bëhen ndonjëherë”, tha Ronela.

Ndërkohë, së fundmi artistja ka treguar se vijon të jetë beqare, mirëpo një postim i fundit në InstaStory vërteton se edhe pse nuk është në një lidhje planet e saj për martesë nuk janë larg. Ajo ka treguar këngën me të cilën dëshiron të hapë dasmën e saj, pavarësisht se nuk e ka gjetur ende partnerin. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!