Ronela Hajati me ide të qarta: Këtë vit e kam mendjen vetëm të bëj lekë

schedule17:06 - 16 Shtator, 2022

schedule 17:06 - 16 Shtator, 2022

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati ka vendosur që nga ky moment të jetë optimiste. Ajo ka ndarë në Instagram dy foto, ku shfaqet shumë e qeshur dhe thotë se është duke manifestiar shëndetin dhe leku.

Ronela thekson se këtë vit e ka ndarë mendjen të bëjë lekë. Ndërsa, në fund ka sqaruar se po bën autoironi.

“Të qenit optimist më ka shpëtuar jetën!

Ja pershembull ketu qe po qesh po manifestoj shendetin dhe lekun! Nuk e di c’me ka zene kete vit qe e kam mendjen vetem te bej lek. Un skam qene keshtu, mjaftonte te nxirrja muajin. Mbase zoti ka menduar te me ktheje leket qe me ka ngrene bota e eger e artit.

P.s Ju lutem se ju shpesh i merrni seriozisht fjalet e mia, ai qe ben autoironi thone qe eshte shume inteligjent”, ka shkruar këngëtarja krahas fotove.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)

Sa i përket jetës private, Ronela po bën kohë që është single. Lidhja e saj e fundit që është bërë publike ka qenë ajo me Young Zerkën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!