Ronela Hajati injoron “gojët e liga”, publikon videon nga Eurovision: Gjithçka fillon pas kësaj…

schedule17:42 - 20 Maj, 2022

schedule 17:42 - 20 Maj, 2022

Ronela Hajati ka rikujtuar performancën që bëri në gjysmëfinalen e parë të Eurovision 2022. Këngëtarja, e cila na përfaqësoi me “Sekret” ka publikuar një pjesë nga interpretimi skenik, ndërsa ka shprehur falenderimet për të gjithë ata që e kanë mbështetur.

“Gjithçka fillon pas kësaj…Njerëzit që brohorasin kështu ishte gëzimi më i madh që kam ndjerë ndonjëherë. Nuk do të ndalem kurrë së falenderuari! Ronela ju do shumë“. ka shkruar ajo krahas videos duke mos iu kushtuar rëndësi kritikave që ka marrë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)

Kujtojmë që Ronela është përballur me komente negative nga shumë njerëz, një pjesë e të cilave e kanë konsideruar performancën e saj si “vulgare” dhe “jo të denjë”. Megjithatë, vlen për t’u theksuar se kënga dhe performanca e Ronelës është pritur shumë mirë nga publiku i huaj. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!