Ronela Hajati i bën vetes urimin e pazakontë për ditëlindje

schedule10:51 - 2 Shtator, 2020

schedule 10:51 - 2 Shtator, 2020

Ronela Hajati është një nga këngëtaret e skenës shqiptare, që gjithmonë ka spikatur për performancat e saj të ndryshme.

Edhe pse po bën shumë vite nga dalja e parë në ekran, ajo nuk shfaqet kurrë njësoj. Mirëpo, sot në ditën e saj të lindjes, Ronela është kthyer shumë pas në kohë dhe ka postuar disa foto nga fëmijëra, të cilat i ka shoqëruar me një urim të pazakontë ndaj vetes.

“Gezuar ditelindjen Ronel! Ti qe ke qene gjithmone e qeshur, qejflie (shishja me foton e dyte eshte bosh normalisht) ,nje hap para (me demostrim serish ne foto) , qe e do jeten pafund,qe do njerzit me gjith shpirt ,muziken ,dashurine ,pozitivitetin! Kam punu per ket dite prandaj po uroj veten! Te dua shume Ron!”, shkruan këngëtarja në Instagram./abcnews.al