Ronela Hajati ka humbur gjyshen e saj. Këngëtarja e zbuloi lajmin përmes një postimi në rrjete sociale. Megjithëse Ronela është treguar shumë hermetike për jetën e saj, humbjen e gjyshes e ka ndarë me të gjithë.
“Gjyshka ime e dashur, tema e çdo humori në shtëpi, nuk u ngopëm kurrë me mirësinë tënde! Zoti të ka pranë vetes dhe ne gjithmonë pranë zemrës”, ka shkruar këngëtarja krahas postimit shoqëruar me një emoji zemër.
/abcnews.al