Ronela Hajati do të hapë Eurovisionin. Këngëtarja shqiptare do të performojë e parë në gjysmë finalen e parë të festivalit evropian që pritet të mbahet në Torino. Organizatorët kanë publikuar listën e këngëtarëve që do të performojnë sipas renditjes në gjysmë finalen e parë dhe të dytë.
Ronela është shprehur e lumtur që do të jetë e para që do të këndojë në skenën në Torino. Ajo premton se do të dhurojë një performancë të shkëlqyer që do të mbahet mend gjatë. Kujtojmë që Sekret është pritur shumë mirë nga publiku i huaj. Ronela është vlerësuar gjithashtu për energjinë.
Unë e kam thënë hallin më të madh me polemikat e kam pasur këtu, sepse ne jemi vend që nuk mund ti pranojmë gjërat me herë të parë. Atje nuk do kem limite. Do bëj një gjë që një herë do ta çojë RTSH-ja këtë performancë dhe s’do ketë më.”, tregoi Hajati. /abcnews.al