E ftuar në “Soiree” në ABC, Ronela Hajati konfirmoi se do të vinte së shpejti me një bashkëpunim me dy reperët nga Kosova, Vig Poppën dhe Bardhin. Dueti me Vig Poppën mban titullin “Alo” dhe do të publikohet ditën e neserme. Gjatë intervistës, këngëtarja zbuloi se do të sjellin një këngë remake, por nuk zbuloi se për cilën bëhej fjalë.
“Njëra nga ato është një remake i një kënge të vjetër shqiptare që unë e dua shumë me Vig Poppën. Ndërsa me Bardhin nuk është këngë club-esh, por një këngë shumë e mirë.”, tregoi Ronela për Jonida Shehun. Së fundmi, këngëtarja ka zbuluar se do të jetë një miksim i këngës “Alo alo Alo” të Luan Zhegut. /abcnews.al