“Ronela do të jetë e jashtëzakonshme”, Mentor Haziri flet për Eurovisionin: Po të isha unë atje do….

schedule10:56 - 10 Maj, 2022

schedule 10:56 - 10 Maj, 2022

Gjatë intervistës që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Mentor Haziri foli mes të tjerash dhe për Eurovisionin. Artisti reagoi ashpër para se të niste festivali i RTSH-së, ku u shpall fituese Ronela Hajati, pasi nuk ishte përzgjedhur për të marrë pjesë.

I pyetur lidhur me Ronelën që do të këndojë sonte e para në gjysmëfinale, Mentori tha se ajo është premtuese dhe se do të bëjë një performancë të jashtëzakonshme. Por shtoi se nëse do të merrte pjesë ai do t’i linte pa fjalë me performancën dhe zërin që ka.

LEXO EDHE: “E di se çfarë po përjeton populli ukrainas”, këngëtari shqiptar i këndon Ukrainës, detaji që lidhet me luftën në Kosovë

“Duhet ta përkrahim në maksimum. I uroj më të mirat. Do të bëjë një performancë të jashtëzakonshme sepse ka dhe stilin e atillë. Shpresoj që të bëjë një bum dhe nam të madh në Eurovision. Në Torino është një skenë gjigante dhe duhet të jesh i përgatitur.

Jo vetëm të vallëzosh dhe të këndosh. Ka shumë performanca të njëjta si Ronela dhe mendoj se është një konkurrencë të madhe sa i përket llojit të performancës si Ronela. Po merr një vëmendje të madhe me gjithë veshjen avangarde. Mendoj se do të ketë sukses.

Njerëzit e kanë bullizuar për dukjen por duhet të japë më të mirën dhe duhet të na e ndrisë fytyrën. E di që kam pasur një beef. Nëse do të isha unë atje do të kisha qenë më ndryshe. Do t’i kisha tmerruar me performancat e mia, me zërin tim. Do të isha goxha ekskluziv në Eurovision”, tha këngëtari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!