“Ronaldo u shfaq para meje dhe ngriva, bëra maksimumin të mos dukesha fans i tij”

schedule13:16 - 27 Qershor, 2021

schedule 13:16 - 27 Qershor, 2021

Weston McKennie ka rezultuar të jetë një nga goditjet më të mëdha të Juventusit në merkaton e shkuar. Amerikani erdhi nga Schalke 04 dhe nuk e lëshoi vendin në formacion për torinezët. Përmirësimi i tij është i dukshëm dhe në një intervistë për mediet tregon se Ronaldo ka mjaft merita.

Mesfushori kujton momentin e parë të takimit me portugezin dhe ka qenë një moment, që ai nuk e harron lehtë. McKennie tregon gjithë emocionet dhe mendimet e tij në ato çaste kur Ronaldo ishte për herë të parë para tij.

“E mbaj mend shumë mirë herën e parë që takova Ronaldon. Kur shkova te Juventus të gjithë ktheheshin nga pushimet ose grumbullimet me kombëtaret. Po ecja në dhomën e kontrollit fizik për të bërë vizitat e mia dhe ai ishte me të brendshme.

 

ROM, ITALY – SEPTEMBER 27: (BILD ZEITUNG OUT) Weston McKennie of Juventus and Cristiano Ronaldo of Juventus gesture during the Serie A match between AS Roma and Juventus at Olimpico on September 27, 2020 in Rom, Italy. (Photo by Matteo Ciambelli/DeFodi Images via Getty Images)

Thashë me vete: ‘O Zoti im, është me të vërtetë ai?’ Por bëra gjithçka munda për të vepruar normalisht dhe për të mos qenë totalisht fans ‘i djegur’ sepse ai do të ishte shoku im i skuadrës dhe do e shihja çdo ditë.

Ka qenë bekim nga ana sportive të luaj në një skuadër me të sepse ai më ka mësuar shumë gjëra. Disiplinë, profesionalizëm, makineri dhe gjithmonë i uritur. Këto ishin gjëra që unë ndieja se i kisha, por duhej t’i përmirësoja. Ronaldo më ka ndihmuar me këtë pjesë deri më tani”, u shpreh McKennie. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!