Cristiano Ronaldo është përfolur ditët e fundit se mund të kalojë te Roma gjatë merkatos së verës. Madje aludimet shkuan deri në datën e prezantimit të sulmuesit portugez, ku raportohet se verdhekuqtë do të zyrtarizonin CR7 më 7 korrik, pasi është dita e 7-të e muajit të 7-të, numër ky që konsiston edhe me atë që ka mbajtur portugezi mbi fanellë në të gjitha skuadrat ku ka luajtur.
Në lidhje më këtë lajm, ka folur edhe ish-lojtari i Romës, Francesco Totti pranoi se ai kurrë nuk i besoi thashethemet se Roma po përpiqej të siguronte shërbimet e Cristiano Ronaldos.
“Ronaldo? Sinqerisht, nuk e kam besuar kurrë. Unë e di se cili është realiteti aktual. Nëse do të ishte e vërtetë, atëherë do të ishte fantastike. Mendoj se të gjithë tifozët e Romës do të ishin euforikë”, tha ai.
Romës i është vënë në dukje edhe emri i Paulo Dybala (ish-Juventus): “Mendoj se ishte e mundur. Shumë e mundur. Por më pas ndodhën disa gjëra dhe kjo mundësi u zhduk… Tani ai do të shkojë në një skuadër tjetër, por nuk e di se ku. Unë kam ende shpresën se ai do të vijë në Romë. Kishte një bisedë. Nuk e di se çfarë është diskutuar”. /f.a/abcnews.al