Për pak ia ia arritën qëllimit, me “Luzitanët” e Portugalisë që sërish kanë dështuar të shënojnë në portën e Sllovenisë, pas plot 104 minutash, në “Deutsche Bank Park”, të Frankfurtit, duke nisur festën e tifozëve portugezë.
Një penallti e fituar më së miri nga “fantazisti”, Diogo Jota është shpërodruar nga “ylli” i ekipit, Cristiano Ronaldo, me kapitenin portugez, i cili dërgon topin në krahun e djathtë të portës, por që pritet nga “gardiani” slloven, Jan Oblek. Rezultati mbetet në 0 me 0. /i.m /abcnews.al