Ronaldo shënon më në fund për Realin

schedule15:42 - 26 Nëntor, 2017

schedule 15:42 - 26 Nëntor, 2017

Kristiano Ronaldo duket gjithnjë e më larg Realit të Madridit. Klubi spanjoll nuk është plotësisht i kënaqur me portugezin dhe pritet të marrë një tjetër yll të madh.

I dha fund krizës së golit, por jo asaj të besimit.
Kristiano Ronaldo e pati shumë të vështirë të shënonte dhe një penallti, ndërsa shkëlqimi i tij i jashtëzakonshëm tek Reali gjithnjë e më shumë po duket si përrallë nga e kaluara.
Ylli portugez po ndihet gjithnjë e më keq në Madrid, të paktën sipas gjuhës së trupit, dhe informacioneve që japin mediat në kryeqytetin e Spanjës.
Gazeta “Gol” njofton se agjenti i tij, i famshmi Zhorge Mendez, është takuar me përfaqësues të Paris SG, dhe ka zhvilluar bisedime konstruktive në një hotel të Madridit.
Sipas saj, parizienët kanë pyetur direkt: Sa kërkon që të vish tek ne, duke i dhënë një çek të bardhë!
Me shumë gjasa klubi më i madh i botës mund të mos jetë i kënaqur me formën aktuale të CR7-ës, me kontribut që nuk i përgjigjet rrogës tepër të amdhe që ai merr.
Gjithsesi, vetë Kristiano mund të ketë një arsye të fortë për t’u larguar.

Rivali i tij i madh, Lionel Mesi, sapo rinovoi kontratën me Barcelonën dhe besohet se ai do të ketë një rrogë prej mbi 30 milionë eurosh në vit, plus një bonus të menjëhershëm prej 90 milionë eurosh.
Këto shifra duhet të kenë zgjuar xhelozinë e Ronaldos, që nuk fiton aq.
Gjithsesi, nga Madridi vjen edhe një lajm tjetër i madh.
Reali pritet të shpenzojë 200 milionë euro për të marrë atë që e quan yllin më të madh të momentit në futboll, Nejmarin.
Transferimi, sidoqoftë, nuk pritet të bëhet përpara vitit 2019, sepse sulmuesi brazilian i ka premtuar Paris SG se do të respektojë kontratën të paktën për dy vjet.
Nejmar mësohet se nuk është plotësisht i kënaqur me realitetin e klubit të tij të ri dhe me nivelin e ligës franceze, ndaj dhe duket se kërkon një sfidë më të madhe.
Me shumë gjasa, në pritje të tij, Reali do të marrë përkohësisht Aleksis Sançezin e Arsenalit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!