Sulmuesi i Al-Nassr, Cristiano Ronaldo shënoi një dy golësh në ndeshjen e javës së katërt të kampionatit të Arabisë Saudite kundër Al-Shabaab.
Portugezi e hapi rezultatin në minutën e 13-të duke shndërruar një penallti. Ai shënoi golin e dytë në minutën e 19-të, por pas konsultimit me VAR-in, ai u anulua për shkak të një faulli në sulm. Por në minutën e 38-të ai sërish e shndërroi penalltinë në gol.
38-vjeçari Ronaldo ka luajtur 3 ndeshje në kampionatin e Arabisë Saudite këtë sezon. Ai ka 5 gola dhe 1 asist. Ai humbi ndeshjen e javës të parë.
Rezultati aktual është 3:0 në favor të Al-Nassr. Sadio Mane shënoi golin e tretë. /G.D abcnews.al/
?GOAL | Al-Nassr 1-0 Al-Shabab | Cristiano Ronaldopic.twitter.com/mYQak7iGLL
— VAR Tático (@vartatico) August 29, 2023
?GOAL | Al-Nassr 2-0 Al-Shabab | Cristiano Ronaldo (2)pic.twitter.com/DxEZ2trwhQ
— VAR Tático (@vartatico) August 29, 2023