Vazhdojnë polemikat për të ardhmen e Cristiano Ronaldos. Portugezi këmbëngul për qëndrimin në Juventus, por në Paris e presin për ta bërë bashkë me Messin.
Khalifah Bin Hamad Al-Thani, vëllai i Emirit të Katarit postoi sot një foto të Messit dhe Ronaldos me fanellën e PSG dhe shkroi: “Ndoshta”.
Menjëherë pas këtij postimi reagon Lapo Elkann, pjesëtar i familjes Agnelli, që posedon aksionet e Juventusit. Ai shkruan se është mungesë respekti veprimi i Al-Thani.
“Ronaldo është lojtar i Juventusit. Është mungesë respekti të vazhdoni t’i vishni fanella të tjera sikur të ishte kartë.
Nëse ndryshon ekip, kudo që të shkojë, do ketë respekt si njëri dhe si atlet. Pastaj, një zotëri ka thënë se për ne futbolli ka qenë pasion prej brezash”, shkruan Elkann. /abcnews.al
CR7 è un giocatore della Juventus F.C.
È poco rispettoso continuare a mettergli altre maglie addosso come fosse una figurina. Se cambierà squadra,ovunque andrà, avrà rispetto come uomo e atleta.
Poi vede, diceva un Signore, che per noi il calcio è una passione. Da generazioni https://t.co/CDM0by0kHS
— Lapo Elkann (@lapoelkann_) August 24, 2021