Futbollisti legjendar brazilian Ronaldo Luis Nazario de Lima i propozoi një vajze 14 vjet më të vogël, modeles Selina Locks, gjatë një pushimi në Karaibe.
E dashura e ish-lojtarit të Real Madrid ka shpërndarë foto nga pushimet në profilin e saj në Instagram, ku pozon përkrah Ronaldos, ndërsa në gisht i duket unaza e fejesës. Nën foto, modelja 32-vjeçare ka shkruar: “Po, jam dakord. Te dua pergjithmone”.
Është interesante se një nga të parët që ka uruar çiftin e lumtur ka qenë ish-bashkëshortja e Ronaldos, Milene Dominguez, e cila ka shkruar: “Jam e lumtur për ty. Zoti ju bekoftë dhe ju ruajtë gjithmonë. Rroftë dashuria”.
Kjo do të jetë martesa e tretë zyrtare për futbollistin dhe Milene ishte gruaja e tij e parë. Ata ishin të martuar për katër vjet dhe u divorcuan në vitin 2003.
Në shkurt 2005, ai thuhet se u martua me modelen Daniela Ciccarelli. Megjithatë, më vonë doli se ata nuk ishin bërë zyrtarisht burrë e grua pasi asnjëri prej tyre nuk e kishte finalizuar divorcin nga partnerët e mëparshëm.
Pas Danielës, Nazario ishte i martuar me Maria Beatrice Antoni nga viti 2008 deri në vitin 2012 dhe së bashku kanë dy vajza. Futbollisti ka shtatë vite që është në një lidhje me partneren e tij aktuale.