Të shtunën e kaluar Manchester United arriti në pikën më të ulët në vitet e fundit. Pokeri i pasuar nga Brentford i ka zhytur Djajtë e Kuq në fundin e tabelës, me një Eric ten Hag tej mase të dëshpëruar.
Holandezi, pavarësisht se i nisi këtë ndeshje me Ronaldon që nga minuta e parë, u bë trajneri i parë në historinë e klubit që humb dy ndeshjet e para.
Një poshtërim që sipas The Athletic, e ka bërë ish-teknikun e Ajax-it të rishikojë qëndrimin e tij ndaj Ronaldos. Portugezi tanimë mund të largohet, duke pasur parasysh vështirësitë e dujshme për të ri-integruar në grup.
Sipas mediave britanike, CR7 vazhdon të stërvitet veçmas në shtëp, ndërsa drekon vetëm në mensën e Carrigton./abcnews.al