“Ronaldo më përqeshi, Messi i gënjeu të gjithë”, shoku i Uzunit zbardh prapaskenat

schedule17:18 - 24 Nëntor, 2020

schedule 17:18 - 24 Nëntor, 2020

Sot Juventus dhe Ferencvaros përballen ndaj njëri-tjetrit për herë të dytë në llogari të fazës së grupeve të Champions League. Në ndeshjen e parë në Hungari Juventusi fitoi me shifrat 1-4.

Gjithsesi ajo sfidë ishte një nga më të bukurat në karrierën e lojtarëve të Ferencvaros, duke qenë se në nivelet e tyre shumë rrallë ose kurrë të rastis të luash ndaj “Zonjës së Vjetër”.

 

Shoku i Uzunit, Marcel Heister nuk deshi t’i ikë si mundësi dhe vendosi t’i kërkojë fanellën një prej më të mirëve të historisë, Cristiano Ronaldo.

Portugezi nuk kishte pranuar dhe Heister e zbulon në një intervistë së fundmi. Ndërkohë të Messit ai nuk u mundua ta kërkojë fare. Heister Zbulon se Leo ia premtoi të gjithëve, por nuk ia dha asnjërit.

“I kërkova fanellën Ronaldos, por duhej shumë i zemëruar. Ai tundi kokën në mënyrë poshtëruese kur e pyeta. Ndoshta kjo ndodhi sepse ai nuk arriti të na shënojë gol neve. Ose sepse i mora topin kur ai u përpoq kur deshi të më driblonte. Ishte një foto në një rast të tillë dhe unë e postova në Instagram.

 

Ishte përvoja më e bukur e jetës sime. Do të doja ta kisha pasur fanellës e Messit, por pasi pashë se të gjithë e donin atë, me mençuri u tërhoqa plotësisht. Ai i bëri me shenjë të gjithëve se do ua jepte ë tunel, por më pas u zhduk menjëherë”, u shpreh Heister. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!