Cristiano Ronaldo rezultoi pozitiv me Covid-19 ditën e djeshme pas tamponit të kryer me grumbullimin e kombëtares së Portugalisë. Lajmi mori dhenë dhe komentet ishin nga më të ndryshmet. Madje lojtari kërkon të jetë në fushë në ndeshjen e sotme kundër Suedisë.
Trajneri Fernando Santos ka deklaruar se sulmuesi ndihet mirë dhe është i gatshëm për lojë, por protokolli i UEFA-s nuk e lejon diçka të tillë. Mes reagimeve të shumta është dhe ai i motrës së tij, Katia Aveiro.
Madje ajo tregohet e ashpër përmes fjalëve të saj në një “story” në Instagram: “Nëse duhet të jetë Cristinao Ronaldo ai që duhet të zgjojë botën, atëherë do të thoja se ky portugez është njeriu i dërguar nga Zoti.
Besoj se sot mijëra do të arrijnë të besojnë kaq shumë në këtë pandemi, në testet dhe masat e marra si unë… mashtrimi më i madh që kam parë që kur kam lindur. Një frazë që e dëgjova sot dhe e duartrokita duke u çuar në këmbë: ‘Mjaft me këtë botë kukullash’. Dikush duhet t’i hapë sytë botës ju lutem”, shkruan ajo e inatosur. /abcnews.al