Cristiano Ronaldo ka fluturuar në Angli për të kërkuar të largohet menjëherë nga Manchester United.
Superylli portugez do të bisedojë me “Djajtë e Kuq” ku do t’u thotë se nuk pranon asnjë ofertë për një marrveshje të re.
Ronaldo humbi turneun parasezonal të United në Tajlandë dhe Australi për “arsye familjare”, por skuadra e Ten Hag këtë të martë do të kthehet të stërvitet në Carrington.
Ikona e Portuglaisë dëshiron një transferim të menjëhershëm në mënyrë që të luajë në Ligën e Kampionëve pasi United nuk ia doli të renditej në 4 më të mirat e Premier League sezonin e kaluar.
CR7 nuk ka luajtur kurrë në Europa League në karrierën e tij fantastike.
United këmbëngul se ai nuk është në shitje, ndërsa tekniku Ten Hag është shprehur se sulmuesi është pjesë kyçe planeve të tij për këtë sezon.
Manchesteri është i gatshëm të pranojë një lëvizje në formë huazimi për sezonin e ardhshëm në mënyrë që ai të luajë në Champions dhe të kthehet sërish në moshën 39 vjeçare.
Ronaldo dhe Ten Hag folën në fund të sezonit të kaluar, por ende nuk kanë komunikuar pasi pesë herë fituesi i Topit të Artë hodhi bombën që dëshiron të shitet këtë verë./abcnews.al