Ronaldo marrëveshje me autoritetet, 2 vjet liri me kusht

schedule16:13 - 15 Qershor, 2018

schedule 16:13 - 15 Qershor, 2018

Një dënim prej 2 vitesh liri më kusht dhe një gjobë prej 18.8 milionë eurosh. Kristiano Ronaldo sipas asaj që shkruan spanjollja “El Mundo”, ka arritur një marrëveshje me autoritetet spanjolle rreth problemeve të tij fiskale duke pranuar fajin për katër nga akuzat. Futbollisti portugez i Real Madridit do të ketë një reduktim të shifrës e cila mendohet të jetë shuma e evazionit fiskal: nga 14.7 milionë euro në 5.7 milion euro. Me këtë marrëveshje Ronaldo zgjidh problemet e tij fiskale në këndvështrimin penal dhe administrativ. Meqënëse nuk ka precedentë penalë ai nuk do të shkojë në burg. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!