Ronaldo kërkon që Juventusi të shlyejë borxhin

schedule13:08 - 4 Dhjetor, 2022

schedule 13:08 - 4 Dhjetor, 2022

Juventusi dyshohet se i detyrohet Cristiano Ronaldos 19.9 milionë euro si pjesë e një marrëveshjeje të rënë dakord në vitin 2020.

Sipas Football Italia duke iu referuar La Gazzetta dello Sport, sulmuesi portugez nuk ka ndërmend t’ia falë këtë borxh “Zonjës së vjetër”. Ronaldo kërkon paratë, futbollisti ka udhëzuar ekipin e tij ligjor që të shqyrtojë situatën.

Juventusi është aktualisht nën hetim për mashtrim të mundshëm financiar. Pak ditë më parë dha dorëheqjen e gjithë drejtuesit e klubit torinez, përfshirë edhe presidentin Andrea Agnelli.

Cristiano Ronaldo luajti për Juventusin në 2018-2021. /G.D abcnews.al/