Ronaldo humbet derbin e Manchesterit? Mungon në hotelin ku është e grumbulluar skuadra

schedule14:05 - 6 Mars, 2022

schedule 14:05 - 6 Mars, 2022

Ditën e sotme në orën 17:45 do të luhet derbi mes Manchester United dhe Manchester City, një derbi që prite me shumë interes, teksa do të marrë edhe vëmendjen e të gjithë sportdashësve, ndërsa pritet të jetë i luftuar deri në fund.

Por ajo që ka marrë vëmendjen  para se ky derbi të luhet është mungesa e 4 lojtarëve të djajëve në hotelin ku është e grumbulluar e gjithë skuadra e United.

Cristiano Ronaldo, Raphael Varane, Edinson Cavani dhe Luke Shaw nuk ishin në mesin e 21 lojtarëve të pranishëm në hotelin Lowry.

Siç raporton “La Gazzetta dello Sport”, kjo mund të nënkuptojë se ylli portugez do të humbasë derbin e Mançesterit kundër skuadrës së Pep Guardiolës.

Përveç Ronaldos, mungojnë Cavani, Varane dhe Shaw. Asnjë nga të katër nuk ka ndonjë problem të veçantë fizik,  uruguaiani po vjen nga një lëndim i vogël, por trajneri Ralf Rangnick e kishte konsideruar atë të përshtatshëm për ndeshjen e Etihad Stadium. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!