“Ronaldo është zhdukur dhe është e kaluara”

schedule14:33 - 7 Dhjetor, 2022

schedule 14:33 - 7 Dhjetor, 2022

Eric ten Haag në një intervistë që dha për kanalin zyrtar të Manchester United foli për largimin e Ronaldos.

Trajneri holandez deklaroi se që kur portugezi u largua nga skuadra është një gjë e së kaluarës dhe tani klubi po shikon vetëm përpara. “ Ai ka ikur dhe është e kaluara. Tani shikojmë përpara dhe shikojmë nga e ardhmja”, tha Erik ten Haag.

Zërat për marrëveshjen e Ronaldos me Al Nasr janë shtuar së fundmi, por ai i mohoi ato dje pas fitores kualifikuese të Portugalisë ( 6-1 ) ndaj Zvicrës. /G.D abcnews.al/