Ronaldo drejt çerekfinales, kapiteni “luzitan” synon suksesin në Euro 2024

schedule12:56 - 1 Korrik, 2024

schedule 12:56 - 1 Korrik, 2024

Është njëri nga më të kërkuarit. Cristiano Ronaldo mbetet “superyll” i futbollit botëror edhe në moshën 39-vjeçare, ndërsa ndaj Belgjikës shpreson të vazhdojë rrugën drejt “Olimpit”, me liderin e “Luzitanëve” portugezë, që do të udhëheqë ekipin e tij, në përballjen e mbrëmjes së kësaj të hëne, përballë Sllovenisë, ku padyshim objektivi është kalimin në çerekfinalet e Euro 2024.

“Veterani” i sulmit dëshiron titullin mbi çdo gjë tjetër, diçka që e ka bërë në 2016, i pari trofe i madh i Portugalisë, ndonëse në “Deutsche Bank Park”, të Frankfurtit do të kërkojë më shumë, ku pavarësisht se është vërtet i vjetër, ai ndjek dy rekorde, njëri është për golat, pasi 5 herë fituesi i “Topit të Artë”, mund të bëhet i vetmi futbollist që ka shënuar në gjashtë edicione të Evropianit, ndërsa rekordi tjetër është për asistet me ish- “yllin” e Real Madrid, Manchester United e Juventus, që është në kuotën e 8 asistime, po aq sa çeku Karel Poborsky e nëse shërben vetëm një, do të jetë rekordmen i vetëm.

Natyrisht, tifozët portugezë nuk do të shohin vetëm rekordet e kapitenit të tyre. Për ta ka rëndësi fitorja dhe çerekfinalet, për të cilën Portugalia është rëndshëm favorite dhe ku tekniku Roberto Martinez pritet të kthehet tek formacioni titullar, që u la pushim ndaj Gjeorgjisë, dhe Ronaldo do të jetë në fushë edhe pse është paraqitur dobët deri tani.

Pas pezullimit rikthehet edhe “ylli” tjetër i sulmit, Rafael Leao, ndërsa Sllovenia do të luajë shanset e saj, ku deri më tani nuk ka asnjë fitore në historinë e saj, no kampionatet evropiane.

Ballkanasit kanë mbrojtësin Janza të pezulluar, ndërsa pritet që sulmuesi kryesor, Sesko, të arrijë të shënojë më në fund, sepse deri tani kanë realizuar vetëm lojtarët e prapavijës. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!