Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ronaldo “divorc” me Portugalinë/ Legjenda luzitane e mbyll me Kombëtaren qershorin e ardhshëm

schedule12:39 - 12 Nëntor, 2025

schedule 12:39 - 12 Nëntor, 2025

Debati se kush do të jetë më i madhi nuk do të mbyllet kurrë.

Gjithsesi, Kristiano Ronaldo do të mbetet gjithmonë si “Mbreti i golit” në futbollin botëror, dhe si profesionisti i nivelit më elitar të mundshëm, por edhe për një legjendë të tillë mbërrin fundi.

Vetë CR7 pohoi me gojën e tij se Kupa e ardhshme e Botës do të jetë e fundit për të me kombëtaren e Portugalisë.

Në një intervistë për televizionin amerikan, CNN, Ronaldo pohoi se po mendon tërheqjen nga futbolli ndoshta pas një apo dy vjetësh, dhe se me ekipin përfaqësues do ta mbyllë më shpejt.

Sink Ronaldo

“Definitivisht po, sepse unë do të jem 41 vjeç, dhe mendoj se do të jetë momenti I duhur për ta bërë, në një konkurrim të madh. Unë ende nuk e di, sepse siç e kam thënë unë jetoj me momentin. Por, kur unë them “shpejt”, do të thotë vërtet “shpejt”, sepse unë kam dhënë tashmë gjithçka për futbollin. Unë jam në këtë lojë në 25 vitet e fundit. Unë kam bërë gjithçka, kam shumë rekorde në skenarë të ndryshëm, me ekipet e klubeve, me ekipin kombëtar. Jam vërtet krenar. Le të shijojmë momentin, le të jetojmë momentin”.

Legjenda e futbollit mban të dy rekordet me fanelën e ekipit të shtetit, qoftë atë të golave me 143, apo edhe atë të ndeshjeve, me 225 të tilla.

Atë e ndjek për rrjetat rivali I tij I madh, Lionel Mesi me 114, I cili gjithashtu pritet ta mbyllë me Argjentinën pas Botërorit, ndërsa për numrin e paraqitjeve pas CR7-ës është Al Mutaua I Kuvajtit me 196 dhe Mesi me 195.

Në 22 vjet kontribut tek Portugalia, Kristiano arriti kulmin duke fituar Kampionatin Europian në vitin 2016 në Francë, pasi mundi në finale francezët vendas që ishin favoritë.

Po ashtu, si kapiten ngriti dy herë lart trofeun e Ligës së Kombeve në 2019 e 2025.

Ëndrra e tij mbetet të fitojë Kupën e Botës, ndonëse nuk dihet nëse “luzitanët” do të jenë në gjendje t’ia realizojnë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!