Cristiano Ronaldo është parë duke bërë një gjest të turpshëm ndaj tifozëve të Al Hilal teksa brohoritnin emrin e Lionel Messit.
Al-Nassr u mund 2-0 nga Al-Hilal.
Teksa Ronaldo u largua nga fusha, tifozët e Al Hilal e përshëndetën me tallje dhe brohoritje “Messi, Messi”. Por në vend që të injoronte thirrjet, 38-vjeçari kapi organet e tij gjenitale dhe filloi t’i tundte ato.
Nuk është hera e parë që ai e bën këtë gjest. Në vitin 2019, Ronaldo iu përgjigj tifozëve të Lazios.
Kjo ndodhi pasi Juventusi humbi në Superkupën e Italisë. /G.D abcnews.al/