Yllli i skuadrës italiane Juventus Cristiano Ronaldo, thuhet se ka blerë një makinë Bugatti La Voiture Noire. Mediat shkruajnë se makina ka kushtuar 11 milionë euro. Bugattit unik u prezantua për herë të parë në botë në garën e makinave Geneva Motor Show 2019.
Ndërsa thuhet se kompania luksoze franceze krijoi vetëm një makinë të këtij lloji, për të përuruar 110-të vjetorin e themelimit të saj. Bugatti konfirmoi se makina luksoze ka një pronar por nuk pranoi ta identifikojë zyrtarisht.
Mediat raportojnë se pronari i Bugattit është ylli i futbollit Cristiano Ronaldo. Por Ronaldo nuk mund ta marrë makinë deri në vitin 2021, pasi kompania do të përmirësojë disa detaje në makinën luksoze./abcnews.al