Rona Nishliu publikon foton e parë familjare pas lindjes së djalit

schedule10:28 - 16 Shkurt, 2021

schedule 10:28 - 16 Shkurt, 2021

Rona Nishliu u bë nënë për herë të dytë në dhjetor të vitit që lamë pas. Këngëtarja mirëpriti një djalë që e pagëzoi me emrin Bardhyl. Lajmin e bëri me dije vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjete sociale, ku ndër të tjera shkruante familjes së saj iu shtua një mbret.

Ndërkohë, së fundmi këngëtarja ka publikuar për herë të parë fotografinë e parë familjare pas ardhjes në jetë të së birit. Nishliu shihet e lumtur pranë partnerit të saj, vajzës Noa dhe djalit të vogël. “Gëzuar Shën Valentinin e vonë! Na falni, por ishim të zënë duke krijuar kujtime të çmuara”, ka shkruar Rona krahas fotos. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rona Nishliu (@rona1shliu)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!