Rona Nishliu feston ditëlindjen, urimin më të bukur e merr nga nëna e saj

schedule17:40 - 25 Gusht, 2020

schedule 17:40 - 25 Gusht, 2020

Sot, këngëtarja e njohur Rona Nishliu ka festuar ditëlindjen. Urimet për bukuroshen kanë qenë të shumta, ndërsa vëmendjen më të madhe e ka marrë ai i nënës së saj.

Kjo e fundit ka publikuar një foto nga ditëlindja e vajzës së Ronës, Noas dhe i ka dedikuar disa fjalë tepër prekëse.

“Ty Rona, dhurata e urata ime e parë nga perëndia, që më sjellë gëzime pafund, të qoftë me fat dhe gëzuar ditëlindja . U bëfsh 100 vjeçe me krejt të mirat që ti si nanë ia dëshiron Noas tënde”, shkruan nëna e këngëtares.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10158494583859184&set=a.10150748475754184&type=3&theater

Pak javë më parë, Rona ka hapur arkivat dhe ka ndarë me ndjekësit një foto të shumë viteve më parë, nga koha kur ishte gjimnaziste. Nishliu ka shpjeguar se fotografia është marrë nga arkiva e nënës së saj pasi ajo ruan fotot e këngëtares./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!