Romët nuk frekuentojnë arsimin, KE kundër racizmit me kritika, avokati: 10 shkolla në rrezik segregimi!

schedule20:36 - 18 Dhjetor, 2021

schedule 20:36 - 18 Dhjetor, 2021

Një nga barrierat më të forta që nuk lejon aksesin e romëve në punë formale, është ajo e mungesës së arsimit. Më shumë se gjysma e romëve dhe egjiptianëve nuk kanë përfunduar arsimin fillor. Shumë prej tyre, përpiqen që fëmijët e tyre të mos kalojnë nëpër të njëjtën hulli analfabetizmi, por varfëria dhe problemet e tjera sociale u dalin kundër dëshirave të tyre.

Në një vëzhgim të bërë në lagjen e romëve në Shkozë, të cilën kreu i Bashkisë Tiranë e ka konsideruar si model të trajtimit, shumica e vogëlushve që takuam jetonin në kushte ekstreme. Ndërsa braktisja e shkollës që në klasat e para, ende pa mësuar shkrim e këndim ishte kthyer në normalitet…

Analfabetizimi i fëmijëve të kësaj lagjeje, mjafton për të shembur fasadën e një zotimi 4-vjeçar të Planit të fundit Veprimit, për të siguruar përfëshirje te plotë në arsimimin parashkollor. Si sukeses të nismës, prej më shumë se 2,97 miliardë lekësh, qeveria krahas teksteve falas, raporton rritjen e regjistrimeve të fëmijëve rom dhe egjiptian që  në vitin 2018 arriti në masën 66 përqind. Por sa vlerë ka regjistrimi, nëse nxënësit nuk e frekuntojnë mësimin sipas ECRI-t?

“Është gjithashtu e qartë se ky numër është ende shumë i ulët dhe prandaj ECRI u kujton autoriteteve që qëllimi i përgjithshëm duhet të jetë mbyllja, dhe jo vetëm ngushtimi i boshllëkut të regjistrimit midis fëmijëve me origjinë rome dhe egjiptiane, dhe fëmijëve të tjerë, në mënyrë që aksesi në arsim të sigurohet në një bazë të barabartë. Për më tepër, vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet mospërputhjeve midis niveleve të regjistrimit dhe frekuentimit” theksohet në raportin e ECRI-t.

Braktisja e arsimit të detyrueshëm, sipas avokatit Gentian Sejrani, është një fenomen që kërkon ndërhyrjen imediate të qeverisë, pasi në të kundërt,  pasojat që do të gjenerojnë do të jenë afatgjata dhe me kosto të lartë..

Ndërkohë që fëmijët romë, nuk janë vetëm subjekt i diskriminimit por edhe i segregimitë paligjshëm racial. Rasti i shkollës 9-vjeçare Naim Frashëri në Korçë,është shembulli konkret i neglizhencës së Ministrisë së Arsimit. E ndonëse pas padisë së ngritur në Gjykatën e Strasburgut nga Qendra Europiane për të Drejtat Rome,  raportet në vitin 2020 u zbutën, segregimi ende nuk është shuar, madje ndihet edhe në qytetet të tjera si Shkodra, Elbasani e Berati. Sejrani shprehet se sot janë afro 10 shkolla nën riskun e segregimit dhe zgjidhjet  janë sa emergjente aq edhe të mundura. Përmirësimi i infrastrukturës së shkollave, do të ishte sipas tij hapi i parë, për të afruar pjesën maxhoritare, me anëtarët e këtyre komuniteteve…

/abcnews.al