Roma më në fund rikthehet te fitorja pasi mposhti me rezultatin minimal 1-0 Spezian. Verdhekuqtë e Jose Mourinhos ishin më këmbëngulës në këtë takim, por që u mjaftuan vetëm me një gol për të marrë 3 pikët, një rezultat pozitiv që vjen pas 3 barazimesh.
VAR i erdhi në ndihmë Romës, pasi Abraham mori një shkel në fytyrë dhe për Romën u akordua penallti. mesfushori e dërgoi në rrjetë topin dhe i ka dhënë fitoren skuadrës së tij, që ngjitet për momentin në vendin e gjashtë me 44 pikë.
Ndërkohë Spezia nuk ia doli dot të dilte me pikë nga ky takim, teksa ngelet në kuotën e 26 pikëve, ku kjo është disfata e 3-të rresht.
/f.a/abcnews.al