Mozzik ka një raport shumë të ngushtë me vëllezërit Veshaj. Ata ndajnë shpeshherë momente së bashku në rrjete sociale. Së fundmi, ka qenë Romeo që ka ndarë një video me reperin. Ai ka realizuar një trend në TikTok, të shoqëruar me një “sound” që është bërë viral në rrjetin social.
“Ke 100 vjet që nuk del me ndonjë femër. Shikoni djema, e vlerësoj shqetësimin tuaj për mua por nuk është në dorën time.”, thuhet në deklaratën me të cilën ka shoqëruar videon. Mozzik shihet duke qeshur por natyrshëm lind pyetja: “Mos vallë Romeo zbuloi se reperi është single?
Duke qenë se janë miq të ngushtë, nuk është habi që të flasin dhe për jetën private. Kujtojmë që Mozzik dhe Loredana, të cilët janë prindër të një vajze, konfirmuan pak muaj më parë se kishin vendosur të ndaheshin pasi gjërat nuk po shkonin mirë mes tyre. Ndarja erdhi vetëm pak kohë pasi ishin ribashkuar. /abcnews.al