Romeo i lidhur me vajzën e Niko Peleshit, zbulohet detaji i Bora Zemanit që tregon marrëdhënien serioze

schedule11:59 - 20 Shkurt, 2021

schedule 11:59 - 20 Shkurt, 2021

Prej ditës së djeshme, në mediat rozë po bën bujë zbulimi i çifti më të ri të showbizit shqiptar. Bëhet fjalë për aktorin vlonjat, Romeo Veshaj dhe vajzën e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshit, Aleksia Peleshi.

LEXO EDHE:  FOTO/ Pas ndarjes nga Jonida Maliqi, zbulohet lidhja e Romeos me vajzën e Niko Peleshit

Dje dyshja ndanë në Instastory foto nga i njëjti vend. Për më tepër, Aleksia publikoi në rrjetet sociale foto në makinë dhe mashkulli pranë saj u spikat si Romeo.

Mirëpo, sot nga një investigim i bërë nga Abcnews.al në rrjetet sociale të dyshes është vënë re se lidhja e tyre është bërë edhe më serioze. Ka qenë pikërisht, Aleksia ajo që ka postuar një foto ku shfaqet me një kostum të ideuar nga linja e moderatores, Bora Zemani, duke konfirmuar kështu se marrëdhënia mes çiftit është edhe më familjare.

Kujtojmë që Bora është e dashura e vëllait binjak të Romeos, Donaldi, e cila më herët ka pasur raporte shumë të mira edhe me ish-kunatën, Jonida Maliqin.

Kjo e fundit, deklaroi disa ditë më parë haptazi se ky Shën Valentin e gjeti single. Në këtë mënyrë konfirmoi ndarjen përfundimtare nga aktori i humorit.

“Mua s’më pëlqen shumë kjo festë, sepse mendoj që Shën Valentin për çiftet duhet të ketë çdo ditë, për më tepër që këtë vit jam single”, u shpreh Jonida. l.k/abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!