Romani për njerëzit me aftësi ndryshe i dhuron Vera Bekteshit çmimin “Kadare 2022”

schedule21:36 - 21 Prill, 2022

schedule 21:36 - 21 Prill, 2022

Shkrimtarja Vera Bekteshi e pare femër në këto 7 vite që nderohet me çmimin letrar Kadare. Romani

“Pusulla të Verdha është një dedikim për njerëzit me aftësi ndryshe dhe sfidave të tyre në shoqëri.”

Libër të vështirë e cilësoi vetë shkrimtarja Vera Bekteshi romanin e saj më të ri, duke zbuluar se iu deshën katër vite ta sillte në jetë. Fituesi i parë i Çmimit Kadare Rudolf Marku e cilësoi këtë çmim si më nderuesi dhe prestigjiozi i letërsisë shqipe.

Ai u ndal te shkrimtari Ismail Kadare, që e cilësoi si emancipues dhe një zhbërës të rrjedhës së kohës, duke e pare atë si një shkrimtar nga e ardhmja.

Libër i guximshëm e cilësoi kryeredaktorja e UET Press, Suela Mino romanin më të ri të zonjës Bekteshi, që erdhi I botuar si fituesi Çmimit Kadare.

Në këtë projekt, që ka si qëllim inkurajimin e të shkruarit të prozës shqipe, kanë konkurruar deri tani afro 250 vepra dhe lauret të tij kanë qenë pena të shquara dhe të reja në hapësirën shqiptare si Rudolf Marku, Shkëlqim Çela, Musa Ramadani, Virgjil Muci, Loer Kume dhe Gani Mehmetaj./abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!