Romagnoli drejt largimit, Lazio dhe gjiganti spanjoll në garë mes tyre

schedule10:58 - 5 Prill, 2020

schedule 10:58 - 5 Prill, 2020

Gjatë merkatos së verës tek skuadra e Milanit pritet të ketë shumë lëvizje. Gianluigi Donnarumma është shumë  pranë largimit, ku francezët e PSG-së kanë disa vite që e presin italianin. Mesa duket portiere nuk do të jetë ylli i vetëm që do të largohet nga kuqzinjtë.

Sipas raportimit të “Tuttosport”, edhe kapiteni Romagnoli nuk do të qëndrojë në Milano. Janë dy ekipet që kërkojnë shërbimet e mbrojtësit kuqezi. Por, ndikim mesa duket ka dhe agjenti i tij, Mino Raiola, që kërkon të rrisë pagën e Alessios në 3.5 milionë euro në sezon. Një shumë të tillë Milani nuk e përballon për shkak të krizës që po kalon.

Barcelona ka shfaqur interes për mbrojtësin e kombëtares italiane. Kontrata e Romagnolit me Milanin përfundon në qershor të 2022 dhe ende nuk ka asnjë ofertë konkrete nga katalanasit. Ekipi i dytë është Lacio, ku dhe vetë lojtari e ka pranuar se është një tifoz i ekipit kryeqytetas. /abcnews.al