Roma u mposht, Marash Kumbulla “OK”! Si u vlerësua nga gazeta italiane

schedule11:51 - 8 Prill, 2022

schedule 11:51 - 8 Prill, 2022

Marash Kumbulla ishte titullar në ndeshjen e djeshme të Romës kundër Bodo/Glimt. Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare bëri një ndeshje të mirë.

Në fund norvegjezët fituan dhe në Romë do të jetë një finale për kalimin në gjysmëfinalet e Conference League.

“Gazzetta dello Sport” ka vlerësuar me notën më të lartë, 6.5, kapitenin Lorenzo Pellegrini që shënoi golin e vetëm të Romës.

Kumbulla është vlerësuar me notën 6 gazeta italiane shkruan: “Luajti në qendër të mbrojtjes për të ndihmuar ekipin në ndërtimin e lojës nga pas. Një ndeshje mjaft e mirë dhe e mbylli ndeshjen pas bërë ndonjë gabim”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!