Roma ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme për Europën., teksa mposhti pastër 3-0 skuadrën e Torinos në takimin e fundit të sezonit në Seria A.
Të besuarit e Jose Mourinhos kaluan në avatazh që në minutën e 33-të të takimit kur Abrahamm do tunde rrjetën e Torinos.
Do të ishte përsëri sulmuesi anglez I cili do të dyfishonte rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë, pasi Berisha më parë kishte shkaktuar faull.
Një tjetër penallti do të fitonte Roma dhe këtë herë do të ishte kapiteni Pellegrini ai i cili do të shënonte golin e tretë për skuadrën e tij, duke mposhtur kështu përsëri Etrit Berishën.
Me këtë fitore, Roma e Jose Mourinhos siguron Europën edhe për sezonin e ardhshëm dhe kjo vjen pikërisht para finalës së Conferencë League që do të luhet pas 5 ditësh në Tiranë në stadiumin “Air Albania”. /f.a/abcnews.al