“Verdhekuqtë” e Daniele De Rossi kanë zhvilluar një performancë magjike mbrëmjen e së enjetjes, teksa kanë arritur të kalojnë në gjysmëfinalet e Europa League, teka ka arritur të eleminojë “Djajtë” e Milan, me rezultatin e përgjithshëm 3-1 të dy ndeshjeve çerekfinale, teksa pas takimit në “San Siro”, që u mbyll me fitoren 1-0 të “Ujkonjave”, kryeqytetasit triumfuan edhe në “Olimpico”, me skuadrën e De Rossi-t, që e mbylli takimin e dytë me rezultatin 2-1.
Edhe pse për një orë në superioritet numerik, “Kuqezinjtë” nuk evituan dot humbjen 2 me 1 në “Olimpico”, teksa pas ndeshjes tekniku, Stefano Pioli nuk i kurseu aspak djemtë e tij, dhe më tej shtoi se skuadra e De Rossi e meritoi kalimin në gjysmëfinale.
“Roma shfaqi më shumë cilësi në fushë. Ata ishin më të vendosur dhe e merituam kualifikimin. Na mungoi cilësia dhe kualiteti. Krijuam raste, por mungoi cilësia e nevojshme për të shënuar”,- theksoi trajneri i “Kuqezinvje”, i cili tashmë duhet të përqendrohet te derbi i së hënës ndaj Inter, me “Zikaltërit”, që janë vetëm një fitore larg titullit dhe “yllit” të dytë në fanellë e kurrësesi nuk duhet ta arrijnë në derbi diçka të tillë. /i.m /abcnews.al