Ainsley Maitland-Niles është afrimi më i ri i Romës, i cili huazohet kështu nga skuadra e Arsenalit, me të drejtë blerje në fund të sezonit.
Menjëherë pas kësaj lojtari ka dhënë intervistën e parë për faqen zyrtare të klubit, si lojtar i Romës, teksa është shprehur shumë i lumtur për këtë eksperiencë të re dhe se dëshiron të japi kontributin e tij për verdhekuqtë.
“Jam i emocionuar që jam këtu dhe mezi pres të filloj. Dua të jap kontributin tim për ekipin dhe të tregoj se çfarë lloj lojtari jam. Faleminderit të gjithë fansave për mbështetjen që më kanë treguar tashmë. Shpresojmë të bëjmë gjëra të mëdha sa më shpejt nga tani deri në fund të këtij sezoni”, ishin fjalët e Maitland-Niles.
Mbrojtësi anglez ka pesë ndeshje për Anglinë dhe bëhet ‘Luani’ i tretë që bashkohet me Giallorossët pas Chris Smalling dhe Tammy Abraham.
? Welcome to Roma, Ainsley! ?
#ASRoma | @MaitlandNiles pic.twitter.com/qDPZl2JyCJ— AS Roma English (@ASRomaEN) January 8, 2022
“When we spoke to Ainsley we were really struck by his enthusiasm about the prospect of joining our group and having the chance to work with Jose Mourinho.”
? – Tiago Pinto, General Manager
#ASRoma | @MaitlandNiles— AS Roma English (@ASRomaEN) January 8, 2022
/f.a/abcnews.al