Sado e çuditshme që mund të tingëllojë është e vërtetë. “Kuqezinjtë” e Milan mund të ndihmojnë rivalët e Roma-s për të siguruar shërbimet e “bomberit” italian të “çekiçëve” të West Ham, Gianluca Scamacca.
Tekniku i West Ham, David Moyes kërkon të sjellë në Londër, ish-sulmuesin e Liverpool, i cili tashmë luan te Milan, Divock Origi e nëse belgu rikthehet në Premier League, bordi i “çekiçëve”, mund ta lërë “bomberin” italian të rikthehet në Serie A.
Ish-sulmuesi i Sassuolo, pëlqet shumë nga Roma, me këta të fundit që duan thjesht huazimin e 24-vjeçarit, mirëpo bordi i West Ham po mendon për të përfshirë një klauzolë që detyrën “verdhekuqtë” të blejnë kartonin e “shtatlartit” italian për rreth 23-24 milionë euro nëse Scamacca luan një numër të caktuar ndeshjesh ose në rast sigurimi të fazës së grupeve të UEFA Champions League. /i.m /abcnews.al