Roma e Jose Mourinhos ka fituar 5-1 ndaj Cska Sofia, në Ligën e Konferencës (niveli i tretë evropian).
CSKA-ja kaloi në epërsi në minutën e dhjetë me Graham Carey, por ekipi italian u përgjigj fuqishëm me Lorenzo Pellegrini i cili shënoi në minutën e 25-të.
Stephan El Shaarawy realizoi për 2-1 në minutën e 38-të, ndërsa Pellegrini shënoi për 3-1 në minutën e 62-të, kurse fitoren e thellë e kompletuan Gianluca Mancini (82’) e Tammy Abraham (84’). / abcnews.al/